Nuk e keni ditur që dy vajzat e famshme shqiptare kanë lidhje familjare, e gjeni dot cilat janë (FOTO LAJM)

Armina Mevlani publikoi pak kohë më parë në InstaStory një foto nga fëmijëria krah Bieta Sulos, duke mos treguar asgjë më shumë dhe kjo ngacmoi kureshtjen e ndjekësve.

Moderatorja e “Ftesë në 5”, e ripublikoi foton duke shtuar se këto ishin kujtime të hershme familjare.

Armina Mevlani poston foton e fëmijërisë me Bieta Sulon. Menjeherë pas këtyre shpërthyen pyetjet se çfarë i bashkon Arminën dhe Bietën?

Përgjigja është: Tezja e Arminës është nusja e xhaxhait të Bietës.

Mbledhjet familjare kur kanë qenë të vogla kanë qenë të shpeshta, dhe Armina me Bietën kalonin shumë kohë bashkë.