Si senatori amerikan përfundoi në memen më të famshme të momentit (FOTO LAJM)

Ju prezantojmë me Bernie Sanders, senatorin amerikan që me siguri ju e njihni nga memet e dy ditëve të fundit. Bernie, ish-kandidat për president i cili e humbi nominimin ndaj Joe Biden, e gjeti veten krejt papritur në çdo situatë të mundshme të krijuar në Twitter dhe Instagram.

Qëndrimi i tij epik dhe veshja aq praktike morën vëmendje edhe më shumë sesa vetë presidenti i ri i SHBA-ve.

Pse përfundoi duke u bërë meme?

Senatori u fotografua i ulur diku këmbëkryq, me maskë në fytyrë dhe duart e vendosura në dorashka të mbledhura për të mos e ndjerë dhe aq të ftohtin e Washingtonit, teksa shihte gjithë kërshëri ceremoninë e inagurimit të presidentit.

Diçka kishte tek ajo pozë aq origjinale sa brenda pak minutash, Bernie e gjeti veten në çdo skenë filmi, në çdo foto të famshme dhe çdo situatë që flet më shumë se fjalët.

Ç'mendon senatori për famën e papritur në rrjete sociale?

Thotë se është në dijeni se ku ka përfunduar fotoja e tij epike, por s'ka parë shumë nga memet.

"Unë thjesht po qëndroja aty dhe po përpiqesha të rrija ngrohtë. E kisha mendjen tek çfarë po ndodhte."-u shpreh Sanders gjatë intervistës së tij të fundit, por përgjigjja ndryshoi kur pa këtë meme.

Senatori krah vajzave të Sex and the City!

"Ah, po këtë e kam parë!"- tregoi ai duke qeshur.

Memet me senatorin amerikan u bënë të famshme jo pak edhe nëpër faqet tona të memeve. Si përshembull, e pamë senatorin në panelin e djemve të Përputhen.
Shtuar më 22/01/2021, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori