Si rrallëherë, Princi William flet për dhimbjen që i shkaktoi humbja e së ëmës (FOTO LAJM)

Princi William dhe Dukesha Kate janë izoluar në shtëpinë e tyre në Anmer Hall së bashku me fëmijët. Megjithatë ata nuk e kanë lënë pas dore punën dhe takimet virtuale. Së fundmi, Princi William mori pjesë edhe në një dokumentar të BBC, dedikuar shëndetit mendor, që do të transmetohet këtë javë.

Gjatë dokumentarit, William u tregua i sinqertë rreth shëndetit të tij mendor:

“Unë dhe Catherine mbështesim njëri-tjetrin dhe i kalojmë momentet e vështira bashkë. Ne evoluojmë dhe mësojmë bashkë. Por mendoj se gjërat emocionale dalin atëherë kur nuk e pret ose ndoshta atëherë kur ti mendon se i ke përballuar me sukses.”

William rrëfeu gjithashtu si e ndryshoi emocionalisht fakti që u bë baba dhe tregoi si asnjëherë më parë si e ndryshoi eksperiencën e tij si baba ndarja nga jeta e së ëmës.

“Të bëhesh me fëmijë është një nga momentet që të ndryshon totalisht jetën... Mendoj se kur ke kaluar diçka traumatike në jetë – si për shembull, babai yt s’ka qenë pranë teje, nëna vdiq kur isha ende shumë i ri – emocionet rikthehen fuqishëm, sepse është një fazë shumë ndryshe e jetës tënde dhe s’ke askënd pranë të të ndihmojë. Dhe ndonjëherë kjo gjë më mbyste... Ardhja e fëmijëve është nga momentet më të mrekullueshme të jetës, por njëkohësisht edhe një nga më të frikshmet”, -u shpreh ai.

Edhe pse William nuk flet pothuajse kurrë për të ëmën, ai rrëfeu vitin e shkuar se humbja e saj ishte një dhimbje si asnjëlloj dhimbjeje tjetër. Duke qenë se ai e ka të vështirë të flasë për humbjen e nënës së tij, duhet vlerësuar fakti që e bëri këtë gjë vetëm për ndihmuar në destigmatizimin e të folurit rreth shëndetit mendor.
Shtuar më 26/05/2020, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori