Si rrallë herë larg njëri-tjetrit, Arbana i shpreh dashurinë publikisht Eduartit (FOTO LAJM)

Zbulimi i vitit për mediat rozë është lidhja e Arbana Osmanit me regjisorin e emisionit të saj Eduart Grishaj.

Nuk kaloj shumë kohë që çifti të fillonte ta pranonte avash avash lidhjen publikisht. Në fillim Eduarti dhe së fundmi janë veprimet e Arbanës që vërtetojnë mardhëninen mes tyre.

Së fundmi moderatorja na ka zbuluar se po pushon me familjen e saj në turqi dhe se i është përkushtuar djalit të saj nga martesa e parë, Jon.

Ndërkoh Eduart poston në instagram foto nga pushimet në Mykonos ku ishte nën praninë e moderatores.

Ndërsa Eduarti ka ndarë një pozë nga ishulli grek, Arbana Osmani ka vendosur të lerë menjanë privatësinë dhe t’i shkruajë publikisht se i mungon.

“Më mungon,”– shkruan Arbana Osmani bashkëngjitur postimit të regjisorit, duke lënë të kuptojmë se i mungojnë ditët e qëndrimit pranë tij.

Por, edhe Eduarti i është përgjigjur menjëherë këtij komenti romantik: “Edhe mua gjithashtu”.
Shtuar më 19/07/2019, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori