Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, autorët i bënë pritë sapo doli nga puna, e goditën me thikë pas shpine

Stiven Toshkësi është 20-vjeçari që ndërroi jetë sot pas një sherri banal me thika me dy 18-vjeçarë, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj.

Maze është arrestuar, ndërsa autori tjetër është në kërkim nga Policia. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orë 00:35 në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, Tiranë.

Shkak i sherrit mes të rinjve duket se ka qenë e dashura e viktimës, pasi njëri prej autorëve ngacmonte të dashurën e 20-vjeçarit. Të rinjtë ishin konfliktuar gjithashtu për këtë shkak edhe dy javë më parë në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Por si ndodhi sherri që përfundoi në tragjedi në orët e para të mëngjesit sot? Gazetari Igli Çelmeta, thotë se viktima sapo kishte lënë punën kur është përballur me dy 18-vjeçarët, të cilët e kishin qëlluar pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Po ashtu mësohet se i riu sapo kishte dalë nga puna e tij, kur është sulmuar nga dy adoleshentët, të cilët dyshohet se e kanë planifikuar sulmin./albeu.com/