8 vite më parë Messi tregonte arsyen e vetme pse do të largohej nga Barcelona

Raportimet rreth largimit të mundshëm të Lionel Messit nga Barcelona kanë goditur botën e sportit. Akoma duket e pabesueshme që argjentinasi i mrekullueshëm do të vesh një fanellë tjetër.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, gjithë karrierën ka kaluar te Barcelona, por viteve të fundit ka qenë i pakënaqur me drejtuesit e klubit, shkaku i drejtimit dhe transferimeve që kanë realizuar.

Messi, thuhet se i ka dërguar një letër Barcelonës, duke i kërkuar largimin këtë verë.

Por, gjatë një interviste dhënë në vitin 2012, Messi kishte zbuluar se cila do të ishte arsyeja e vetme që do ta largonte nga Barcelona.

“Të gjithë e dinë mirë se kurrë nuk do të largohem nga Barcelona”, deklaronte Messi, shkruan Lajmi.net.

“Edhe nëse kjo ndodh, do të ishte sepse ata donin ashtu, jo pse vendosa unë. Kështu që qëndroj i qetë. Unë gjithmonë kam thënë që Barcelona është shtëpia ime”, pati thënë Messi në vitin 2012.

Messi është i lidhur me skuadrat si Inter dhe Manchester City./Lajmi.n


Shtuar 26.08.2020 20:59