Kovaçevski: I lumtur që pas 17 vitesh filluan negociatat për anëtarësim në BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, gjatë fjalës së tij në konferencën në Bruksel, u shpreh se është një kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh, filluan negociatat për integrimin në BE.

Më tej ai u shpreh se është shumë i lumtur për këtë pritje të BE-së.

“Ne jemi në Bruksel të marrim hapin e parë drejt anëtarësimit të plotë. Do të punojmë për përshpejtimin e procesit të integrimit drejt BE-së. Është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh, të fillojmë negociatat dhe t’i bashkohemi familjes së madhe Evropiane. Ky ka qenë qëndrimi jonë prej vitesh. Ofron nisjen e negociatave. Dyert e hapura për gjuhën tonë maqedonase për t’u bërë gjuhë zyrtare në BE është një nga arritjet më të mëdha që unë shoh. Çdo gjë që është autentike maqedonase do të mbetet autoktone edhe në BE. E kemi thënë shpesh se jemi një anëtar i besueshëm i BE-së. Jam shumë i lumtur për këtë pritje të BE-së. Kjo padyshim është një ditë historike”, tha Kovaçevski.

 

 


Shtuar 19.07.2022 09:33