"Si në Kosovë", Arbenitës i mbushin çantën luksoze me "tradita" (FOTO LAJM)

Duhet ta pranojmë se për hir të së vërtetës zakonet shqiptare janë shumë të bukura dhe të veçanta. Dhe kur flasim për zakone s’e kemi fjalën vetëm për traditat, por për disa gjëra tipike që na veçojnë nga të tjerët.

Na thoni të vëretën, kur është hera e fundit që keni vjedhur kumbulla? Ok, ndoshta s’i keni vjedhur por keni mbushur xhepat, çantën, qeset…

Epo, nga këto gjëra nuk shpëtojnë as figurat publike dhe këtë na e ka vërtetuar mbrëmjen e sotme Arbenita Ismajli.

Modelja ndodhet në Kosovë për ditëlindjen e të dashurit të saj, Fero, teksa ka ndarë në Instastory një foto ku shihet se si ka mbushur çantën plot me kumbulla.

“Si n’Kosov mo”,- ka shkruar modelja krah fotos dhe ne i japim shumë të drejtë.

Epo, Prada nuk është dukur kurrë më bukur!

Më herët modelja ndau edhe disa fjalë mjaft të ëmbla për dpartnerin, duke na treguar kështu anën e saj romantike.

Po ashtu, ajo i bërë edhe një surprizë tejet të veçantë, një tortë me dizajn marijuante, ndërsa shkruan: “Ditëlindja e BAE”!
Shtuar më 09/07/2020, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori