Brenda “bishës” super luksoze të kancelarit të ri gjerman (FOTO LAJM)

Kancelari i ri ipritshëm i Gjermanisë, Olaf Scholz pritet të ketë një makinë të re në dispozicion, pas ardhjes në krye të vendit.

Mercedes S680 Guard do të jetë “mjeti” i tij i ri që ai do të përdorë për lëvizjet e tij.

Makina e blinduar është jo vetëm luksoze nga brenda, por është një prej mjeteve më të sigurta dhe më të fuqishme që ka prodhuar ndonjëherë Mercedes.

Makina ka 12 cilindra dhe 680 kuaj fuqi.

Kompania thotë se qëllimi i makinës është që kancelari të mbijetojë 30 sekondat e para të çdo sulmi të mundshëm dhe të jetë në lëvizje për sa më gjatë. Më pas do mund të ndërhyjnë truprojat dhe policët.

‘Scholzmobili’ mund t’u rezistojë qindra plumbave nga armët automatike.

Jo vetëm kaq, por makina i ofron mbrojtje atyre që janë brenda nga ndonjë sulm me gaz helmues.

Nëse makina detekton një sulm me gaz, brenda lëshohet oksigjen dhe me pak presion, gazi nuk mund të penetrojë në brendësi të mjetit.

Çmimi i kësaj makine shkon plot 550 mijië euro.

Kjo makinë është në një nivel me mjetet e tjera presidenciale në botë.

Por ndryshe nga makinat e Vladimir Putin dhe të Joe Biden, ajo prodhohet në seri.

Mercedes ka në plan që të prodhojë 400 makina të tilla./albeu.com/