Si mbërriti Anastas Janullatos në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë

Arben LLALLA


Shumë pak dihet se si mbërriti Anastas Janullatos në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, por opinioni shpesh herë ka lexuar akuza se atë e solli ish-kryetarit të Shqipërisë Ramiz Alia ose Sali Berisha.

Ardhja e z.Anastas në Shqipëri është sa enigmatike dhe e njohur. Ishin rrethanat e kohës dhe e shkuara e tij në rini që e solli me marrëveshje përkohësisht z.Janullatos në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë për riorganizimin e saj. Ai erdhi me një marrëveshje midis dy vendeve të nënshkruar në fillim të vitit 1991, në ishullin e Korfuzit.

Në një intervistë shumë vite më parë akademiku z.Ylli Popa ka deklaruar se ka qenë viti 1991, kur ndodhej në Athinë për çështjen e refugjatëve politik në Greqi si përfaqësues i Forumit për të Drejtave të Njeriut dhe u takua për herë të parë me Anastas Janullatosin.

Më tej, akademiku Popa thotë se ishte takuar pak kohë më parë edhe me At Artur Liolin për të diskutuar për Kishën Ortodokse Shqiptare sepse akademiku nuk kishte asnjë njohje rreth probleme të kishës.

Por, unë nuk besoj që një Akademik dhe një personalitet i njohur siç ishte z.Ylli Popa dhe me lidhje shumë të forta me pushtetin e ortodoksinë të mos kishte njohje se çfarë po ndodhte me Kishën Ortodokse të Shqipërisë.

Kjo deklaratë e tij më duket sa ironike dhe qesharake. Pra, duke u ndodhur në Athinë akademiku Popa i bënë një vizitë në shtëpi peshkop Anastasit në të njëjtën ditë ku ministrat e jashtëm të Shqipërisë z.Muhamed Kapllani dhe ai i Greqisë, Kryeministri i sotëm z.Andoni Samaras nënshkruan marrëveshjen që z.Janullatosi të vihet në krye të kishës ortodokse të Shqipërisë. Besoj që nuk ka qenë rastësi vizita e z.Popa në të njëjtë ditë kur ministrat e jashtëm të dy vendeve vendosin Anastas Janullatosin në krye të kishës sonë, ashtu siç nuk është rastësi që kjo marrëveshje u nënshkrua në ishullin e Korfuzit.

(Më 1914, qeveritarët shqiptar në Korfuz nënshkruan shpallej e Autonomisë së Vorio Epirit, pasi forcat paramilitare dhe ushtarake të mbretërisë së Greqisë kishin pushtuar jugun e Shqipërisë. Me marrëveshjet e tilla të riciklimit historik Greqia i rikujtoj shqiptarëve se grekët kanë mbetur po ato grek të dikurshëm që kanë si projekt primar aneksimin e jugut).

Takimi i z.Muhamed Kapllani me z.Andoni Samaras është bërë 27.6.1991, në Korfuz ku marrëveshja që Greqia i pranonte refugjatët shqiptar me statutin ekonomik dhe jo politik u nënshkruar si haraç për pranimi e z.Anastas Janullatosit si drejtues i përkohshëm në Kishën Ortodokse të Shqipërisë.

Ishte koha kur Shqipëria kalonte çaste të vështira, ku z.Nano ishte vetëm disa muaj Kryeministër dhe pasuesi i tij z.Ylli Bufi nuk i rezistojë psikologjikisht krizës ekonomike dhe deklaroj për një çast deklarojë se Shqipëria kishte vetëm 6 ditë bukë. Pra, në gjendje kaq të rëndë që kalonte Shqipëria, Greqia përfitoj duke i vënë kushte të rënda për lejimin e refugjatëve ekonomik që mund të punon ilegalisht.

Për ardhjen në krye të kishës Autoqefale të Shqipërisë të Anastas Janullatosit kanë gisht Ramiz Alia, Fatos Nano, Muhamed Kapllani, Ylli Popa, at Artur Lioni dhe Sali Berisha, të cilët pasi pranuan me marrëveshje që z.Janullatos të jetë drejtues i përkohshëm për riorganizimin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, disa vite më vonë i dhanë atij statutin e përjetshëm si Kryepeshkop i Kishës Autoqefale të Republikës së Shqipërisë, duke shkelur me të dyja këmbët atë që kishin nënshkruar në Korfuz më 1991.

Një mëkat në lidhje me forcimin e pozicionit të z.Janullatos ka edhe ish-kryetari i Republikës së Shqipërisë z.Rexhep Meidani për të cilin thuhet se ka nënshkruar dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepeshkop Anastasit. Besoj se historia do tua japi vendin që meritojnë më tej të gjithëve pavarësisht se çfarë mendojnë sot këta aktorë të këqinj të botës së politikës së tranzicionit.

Nuk është rastësi takimi me Ylli Popën në shtëpinë e Kryepeshkop Anastasit, ashtu siç nuk janë rastësi shumë gjëra të tjera që lidhen me ardhjen në Shqipëri të Anastas Gjerasimo Janullatosit. Ndoshta ishin kushtet e rënda ekonomike dhe politike që politikanë e fillim të viteve 1990, nënshkruan marrëveshjen e përkohshme për drejtimin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë nga një klerik grek, ishin pozicionet e forta politike në Greqi në ato vite që gëzonte peshkop Anastasi që e sollëm aq fuqishëm në Shqipërisë sepse ai kishte miqësi të ngushtë me kryeministrin grek Kostandin Miçotaqin, me ministrin e jashtëm, Andoni Samaras, Petro Moliviatin, i cili ishte Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Greqisë dhe ka qenë shok klase në shkollën dy vjeçare ushtarake me Anastasin (1952-1954).

Peshkop Anastasi ishte edhe një ferr nëpërkëmbët e kryepeshkopit të Greqisë z.Serafin i cili nuk e simpatizonte aspak atë. Për shumë vite derisa në krye të Kishës Ortodokse të Greqisë ishte z.Serafin, Anastasi nuk e fitoj asnjëherë titullin Mitropolit.

Por sot Shqipëria është më mirë politikisht dhe ekonomikisht se në fillimet e viteve 1990, shumë shqiptar ortodoks mund ta drejtojnë tashme Kishën Autoqefale të Shqipërisë, do të ishte në nder të Kryepeshkop Anastasit që të largohet nga ky post me krenari sepse nëse ai largohet nga ligjet e natyrës, figura e këtij kleriku të imponuar herë do ndriçohet edhe herë do të errësohet duke krijuar probleme midis ortodoksëve shqiptar. Ndoshta pas vdekjes do jetë vetë figura e tij që mund të rrënojë atë që ai e riorganizoj prej kaq shumë vitesh.

Vërej: Shkrimi nuk ka qëllime politike dhe fetare, por bëhet për të ndriçuar anën historike të ngjarjeve, për të thënë të vërtetën, atë të vërtetë që duhet të mësojë njeriu dhe jo gënjeshtrën historike që shkruhet nga politika.

Shtuar më 02/10/2014, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori