EMRAT/Zbulohen identitetet, kush janë dy vëllezërit e plagosur në Burrel

Pas një sherri me thika në Burrel, dy vëllezër kanë mbetur të plagosur rëndë. Bëhet fjalë për  vëllezërit Ardit 22 vjeç dhe Kristin 19 vjeç Hysa.

Ndërkohë, autorët mbeten ende të paidentifikuar.

Për shkak të gjendjes së tyre të rëndë, dy vëllezërit janë transportuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.K dhe K.K., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjeksore në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.“, njofton policia.


Shtuar 29.01.2023 16:02