Autobusi përplaset me kamionin në Sllovaki, një viktimë dhe shumë të plagosur

Në një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në autostradën në perëndim të Sllovakisë, i ka marrë jetën një personi, ndërsa të paktën 59 janë lënduar, thanë zyrtarët sllovak.

Për shkak të atij aksidenti është mbyllur autostrada D2, e cila lidh kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavën me Republikën fqinje Çeke, njoftoi policia.

Nuk ka të dhëna zyrtare për shkallën e lëndimeve të viktimave, por ekipet e shpëtimit thonë se disa persona janë lënduar rëndë.

Sipas mediave sllovake, në autobus ka pasur turistë nga Hungaria.

Policia po heton për shkaqet e përplasjes.


Shtuar 15.05.2023 18:39