Sot mblidhet KAS, a do të regjistrohet PD-ja në zgjedhjet lokale të 14 majit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë sot vvështjen për regjistrim e Partisë Demokartike më zgjedhjet lokale të 14 majit.

KAS do të mblidhet sot në orën 12:00 dhe do të shqyrtojë ankimimin që grupi i Enkelejd Alibeajt, i ka bërë vendimit të KQZ, që vendosi që mos të futen në zgjedhje pa plotësuar deklaratën solemne nga kryetari i partisë, që në gjykatë rezulton ende Lulzim Basha.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe ankimimi i bërë nga Sali Berisha. Relator i çështjes u caktua Ledio Braho
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ankimoi në KAS vendimin e dhënë një ditë më parë nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili nuk e legjitimoi në krye të PD-së.

Ankimimi vihet re se është firmosur nga Sali Berisha si kryetar i PD-së. Ndërkaq dje, Berisha konfirmoi koalicionin me Partinë e Lirisë. Ai tha se opozita do të finalizojë koalicionin.


Shtuar 16.03.2023 10:42

Tags: ,