“Bashkëshorti më la për një vajzë 10 vjet më të re”, Dasara Karaiskaj rrëfehet për herë të parë

Dasara Karaiskaj ka folur për herë të parë për ndarjen nga partneri i saj italian dhe arsyen e divorcit të tyre.

Në emisionin “Shije Shtëpie”, ajo pranoi se ish-partneri e kishte lënë për një vajzë 10 vite më të re.

“Le ta themi këtu dhe le të shpërthejnë portalet, mua bashkëshorti më la për një vajzë 9-10 vjet më të re se mua kështu që në realitetin në të cilin jetoj unë, këto gjëra ndodhin dhe më kanë kushtuar martesën. Ajo mund të jetë më e re, por kjo nuk përjashton faktin që ka bërë gjithsesi një gomarllëk ai”.

Por, a do ta kishte falur nëse ai do t’ia kishte treguar? Ajo thotë Po, sepse do të kishte ruajtur familjen.

“Po sigurisht, ai është babai i fëmijës tim, si e diskuton? Po patjetër, do ruaja familjen”, -tha Karaiskaj.