Thika 25 cm i ishte ngulur në kokë, mjekët bëjnë mrekulli, shpëtojnë vajzën

Mjekët rusë shpëtuan një vajzë me një thikë 25 cm që i dilte nga koka.

Vajza u dërgua në Klinikën e Dytë në Vladivostok, në skajin lindor të Rusisë në Oqeanin Paqësor, në gjendje relativisht të mirë, por me thikën e ngulur në kokë. Sipas medieve të huaja thika kishte depërtuar në kokë por pa goditur fatmirësisht organet jetike.

“Siç doli, ishte një aksident. Çuditërisht, vajza ishte e vetëdijshme dhe madje mund të fliste”, tha spitali për agjencinë ruse të lajmeve RIA.

Një zëdhënës i spitalit shpjegoi se tehu hyri në kafkë 45 mm, pa goditur enë gjaku ose pjesë vitale të trurit.

“Nëse tehu do të kishte devijuar disa milimetra në ndonjë drejtim, pacientja jonë mund të kishte vdekur në vend ose të mbetej e paaftë”, tha neurokirurgu Ivan Radkov.

Operacioni zgjati më pak se një orë dhe përfundoi me sukses.

Sipas mjekëve, vajza ndihet mirë./Albeu.com/


Shtuar 19.04.2023 10:25