Shumë ndryshe, Getoari zbulon nga karantina si duket me flokë të gjata (FOTO LAJM)

Koha e gjatë në vetizolim dhe mungesa e stilistëve të flokëve i ka bërë të gjithë njerëzit të gjejnë një sërë mënyrash për t’u rregulluar.

I fundit që ka treguar se çfarë ka ndodhur me flokët e tij, ka qenë reperi i njohur, Getoar Selimi. Ai ka publikuar një foto nga ambientet e shtëpisë së tij i veshur me një kostum sportiv dhe krah saj ka shkruar: “Kung Fu”. Detaji që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve janë flokët e reperit, të cilët janë zgjatur mjaftueshëm.

Nuk dihet se si do ia bëjë Getoari me to në ditët në vijim, por nuk do të ishte aspak çudi që ai t’i qethte zero apo t’i kapte ato.

Shtuar më 16/04/2020, ora 21:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori