Aktorja
Carrie Fisher, e cila u bë e famshme për rolin e princeshës Leia në filmin origjinal “Lufta e Yjeve”, ka ndërruar jetë në
moshën 60
vjeçare.
Fisher ishte shtruar në spital që nga e premtja, kur pësoi një goditje në zemër në avion gjatë fluturimit për në Los Anxheles.
Fisher vuante prej kohe nga varësia e drogës dhe sëmundje mendore. Ajo kishte pohuar vetë se merrte hashash që në
moshën 13
vjeçare, përdorte LSD kur ishte 21 vjeç dhe u
diagnostikua për herë të parë si bipolare në
moshën 24
vjeçare.
Carrie Fisher ka luajtur në filmat “Shampoo”, “Austin Powers”, “The Blues Brothers”, “Charlie’s Angels”, “Hannah and Her Sisters”, “Scream 3” dhe “When Harry Met Sally”. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2016,
ora 14:46