Shuhet një tjetër aktore, lamtumirë Carrie Fisher (FOTO LAJM)

Aktorja Carrie Fisher, e cila u bë e famshme për rolin e princeshës Leia në filmin origjinal “Lufta e Yjeve”, ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare.

Fisher ishte shtruar në spital që nga e premtja, kur pësoi një goditje në zemër në avion gjatë fluturimit për në Los Anxheles.

Fisher vuante prej kohe nga varësia e drogës dhe sëmundje mendore. Ajo kishte pohuar vetë se merrte hashash që në moshën 13 vjeçare, përdorte LSD kur ishte 21 vjeç dhe u diagnostikua për herë të parë si bipolare në moshën 24 vjeçare.

Carrie Fisher ka luajtur në filmat “Shampoo”, “Austin Powers”, “The Blues Brothers”, “Charlie’s Angels”, “Hannah and Her Sisters”, “Scream 3” dhe “When Harry Met Sally”. /albeu.com/

Shtuar më 28/12/2016, ora 14:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori