Super vila e djalit të Berishës në Farkë që konkurron luksin e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit (FOTO LAJM)

Vila ne Farke ku kane jetuar Shkelzen Berisha dhe e dashura e tij, Armina Mevlani
Pëlqej
Pas cilësimit të LSI si partia më e pasur në vend, vëmendja shkoi edhe tek vila e kreut të saj, Ilir Meta në zonën e GjiritLalëzit.

Bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi në një intervistë të disa kohëve më parë ka treguar shtëpinë me palma e 11 tualete, për publikun, mobilimi i së cilës kushtoi 400 mijë euro.

Por veç kreut të LSI, edhe politikanë të tjerë të njohur kanë vilat e tyre luksoze dhe zona e GjiritLalëzit mbahet si një ndër më të preferuarat nga ata.

Por nuk ngelet mbrapa edhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha i cili ka një vilë luksoze në ish-komunën e Farkës.

Shkëlzen Berisha, i cili erdhi në Shqipëri pas ardhjes në pushtet të babait të tij ka këtë rezidencë në rrugën Tiranë-Elbasan.

Ai jeton aty me të dashurën e tij prej disa vitesh tashmë Armina Mevlani, e cila ka postuar edhe një foto nga dritarja e vilës.

Pak vite më parë, kur dikush e përmendi vilën e tij, 38 vjeçari tha se e kishte me qera dhe e shoqëronte me një dokument që dëshmonte pronësinë e një biznesmeni libanez. Sipas dokumentit qeraja fliste për një shumë prej 2000 eurosh në muaj.

Në pjesën tjetër të këtyre vilave që kushtojnë nga 300 mijë në rreth dy milionë euro dhe më shumë, jetojnë politikanë, gjykatës, ministra, ish-ministra dhe disa figurat të njohura të medias, kryesisht të njëjtët që blejnë me të njëjtat çmime të kripura edhe në fshatrat e ngjashëm turistikë në bregdet.

Ndryshe nga Meta apo politikanët e tjerë që janë mbledhur ose në Farkë ose në Gjirin e Lalzit, Rama ka zgjedhur që rehatinë e tij ta gjejë në vilën e tij në Surrel të Tiranës./Albeu.com/

Shtuar më 21/03/2017, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori