Shteti i Kosovës inkurajon eksod të ri drejt BE-së? (FOTO LAJM)

Nga Ervin Shkulaku

Që prej disa ditësh janë rikthyer drithërimat te qytetarët e Kosovës pas raportimeve në media se po fillon një eksod i ri i kosovarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian, shkruan albeu.com

E gjitha filloi me një fotografi të një portali dhe më pas u mbështet edhe nga televizioni Koha Vizion i cili i kushtoi hapësirë kësaj çështje.

E pas kësaj menjëherë kjo filloi të debatohet nëpër media nëse kemi një eksod apo është diçka e sponsorizuar me qëllim të keq.

Por kulmi ka arritur ditën e sotme ku në ballinën e Televizionit Shtetëror të Kosovës (RTK) është publikuar lajmi me titull: " VIDEO-Fillojnë ikjet masive nga Kosova".

Meqënse është televizion shtetëror atëherë lë shumë pikëpyetje nëse edhe shteti i Kosovës po e inkurajon një eksod të ri të kosovarëve drejt BE-së.

Kujtojmë se Kosova ka një eksperiencë të hidhur vetëm para pak vitesh ku me mijëra kosovarë braktisën vendin e tyre për një jetë më të mirë por fatkeqësisht shumica e tyre u rikthyen përsëri në Kosovë duke u shuar ëndërrën evropiane.

Por nga ana tjetër Gjermania dhe shtetet e Bashkimit Evropian vazhdimisht kanë deklaruar se nuk ka asnjë shans për vendet e ballkanit perëndimor që ta fitojnë azilin./albeu.com
Shtuar më 06/09/2017, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori