"Shteti falimentoi, Arben Ahmetaj hedh dosjen në derë të Kryeministrit" (FOTO LAJM)

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka reaguar në lidhje me vonesën e pagave të administratës të cilët ende nuk e kanë marrë pagën e fundit.

Ndërkohë gjatë postimit ajo ka publikuar një foto të ish ministrit të Finacave Arben Ahmetaj i cili sipas saj u pa sot tek hidhte “dosjen” në derë të kryeministrit, si për të sinjalizuar falimentin e financave të shtetit.

Postimi i plotë

#MËSUESIT PA PAGA
#RAMA TALLET EKRANEVE PËR RRITJEN EKONOMIKE….

Shumë mësues ende nuk kanë marrë pagat ndërsa jemi në javën e dytë të janarit.
Pagesa e dhjetorit duhet të kishte kaluar në llogaritë bankare të mësuesve më 4 janar, por ende asnjë lajm nga “ky front”.

Ministri i Financave u pa sot tek hidhte “dosjen” në derë të kryeministrit, si për të sinjalizuar falimentin e financave të shtetit.

Mësuesit s’protestojnë dot se iu shkon Rama në klasë, njësoj siç iu turr sot pedagogëve.

Pa shpërblime në fundvit, me rroga që s’janë rritur asnjë qindarkë që nga 2013-a e duke dhënë mësim në kushte mesjete, mesuesit duhet të marrin borxh që të shtyjnë ditët derisa qeveria te vendose t’i paguajë.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit duket që ka halle të tjera të drejtuesve e nuk e ka mendjen të mësuesit.
Shtuar më 09/01/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori