Një person në
Kanada, ka menduar një mënyrë të veçante për të kaluar kohën e lirë teksa temperaturat shkojnë nën zero. Daniel
Gray, nga Zelanda e Re, kishte shkuar të vizitonte të dashurën e tij Kathleen
Starrie në
Kanada.
Projekti ka nisur që në tetor, kur
Starrie nisi të mbledhë qindra
kuti qumështi në shtëpinë e saj, duke i larë dhe duke i mbushur me ujë të ngjyrosur. Ideja ishte në fakt e nënës së saj, Brigid Burton për të mbajtur të dashurin e vajzës së saj të zënë gjatë udhëtimit të tij pesë javor. Kutitë më pas u ngrinë dhe u kthyen në 'tulla'.
Gray përdori dëborë dhe ujë për të vendosur bashkë 500 copë
kuti në një formë sferike, me ndihmën e të dashurës së tij, prindërve dhe fqinjëve. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2013,
ora 09:56