E rëndë në Durrës, 25-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës. Në lagjen nr.17, një vajzë 25-vjeçare është vetëhedhur nga kati i 4-rt i pallatit, duke i dhënë fund jetës.

Dyshohet paraprakisht se e reja vuante nga problemet e shëndetit mendor, ndërsa hetimet për ngjarjen kanë nisur.

“Paraditen e sotme, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i një pallati, shtetasi A. Th., 25 vjeç (sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga probleme të shëndetit mendor). Si pasojë, 25-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia./albeu.com

 


Shtuar 2.08.2023 13:18