Shqiptarja me famë në Greqi mohon origjinën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një këngëtare shqiptare e cila është ndër më të kërkuarat në Greqi ka mohuar origjinën e saj. Ajo është krahasuar me divën Beyonce, ndërsa është prezantuar me origjinë meksikane, kjo edhe për shkak të tipareve dalluese.

I referohemi bukuroshes Eleni Foureira, shqiptares e cila po bën namin në Greqi. Për momentin, këngët e saj janë më të dëgjuarat. Mediat shkruajnë se ajo ka arritur gjithë këtë sukses ndërsa mohon origjinën shqiptare.

Pjesëmarrja e saj në programin shumë të ndjekur në kanalin “Mega”, ku fitoi edhe çmimin e parë në show-n “Just the two of us”, ka shkaktuar reagime në lidhje me origjinën e saj shqiptare, pas mohimit nga vetë këngëtarja. Kjo zhurmë është krijuar pas çmimit që ajo fitoi në tv “Mega”. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori