Shqiptari me ISIS: Ta sulmojmë Britaninë (FOTO LAJM)

Ai njihet si Abu Waqqas al Albani dhe se për më tepër se një vit është pjesë e ISIS në Irak.

Emri i tij u përmend edhe në mediat ndërkombëtare pasi ishte ndër të rrallët që festoi në rrjete sociale sulmet terroriste në Bruksel dhe në Paris.

Al Albani bëri thirrje madje për sulme të reja kundër Britanisë.

Shqiptari ekstremist në profilin e tij në "Instagram" iu bën thirrje njerëzve që të kryejnë akte terroriste, raporton Daily Mail.

Ndërsa radikalëve iu thotë se duhen sulme me bombë. Në profilin e tij ai shkruan se ISIS po humb territori dhe shprehet se po bën jetë jo të mirë.

Mesazhi më esktrem i shpëndarë prej tij është "Gjithçka që të duhet është një thikë kuzhine dhe truri vëlla!" /Albeu.com/
Shtuar më 04/05/2016, ora 20:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori