Shqiptarët se vranë mendjen nga çmimet e "kripura" për Chris Brown (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme, Chris Brown ishte i pranishëm në një lokal në Durrës duke i kushtuar çdo adhuruesi të tij fillimisht 50 euro në hyrje dhe minimumi 20. 000 lekë për një shishe. Me afërsinë me skenën rritej edhe vlera e tavolinave, të cilat varionin nga 500 euro për të arritur tek vlera absurde e një tavoline në të ashtequajturën "zonën vip" prej 3000 eurosh.

Ndonëse çmimet ishin “të kripura”, kjo gjë nuk i ka penguar shqiptarët të shkojnë në Durrës, për të ndjekur këngëtarin e famshëm.

Videot e regjistruara lënë të kuptohet se numri i të pranishmëve ishte i konsiderueshëm. Reperi amerikan mbërriti në aeroportin e Rinasit pasditen e 8 korrikut dhe nga aty udhëtoi drejt kryeqytetit për t’u akomoduar në njërin prej hoteleve. Në mbrëmje, ai i’u drejtua qytetit bregdetar ku edhe performoi për disa orë hitet e tij më të famshme. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2016, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori