Mbi 300 banorë të
fshatit Mushtisht kanë bllokuar rrugën në qendër të
fshatit, duke ndaluar serbët që kanë dashur të
kthehen në fshat.
Autobusët kanë ardhur në oren 8:00 dhe ende nuk kanë mundur që të hynë në fshat, raporton Theranda Post.
Të tubuarit në protestë kanë thirrur "UÇK! UÇK! UÇK!", "Duam transparencë", Ku janë të pagjeturit e Mushtishtit”,”Mushtishti nuk ka vend për kriminelë" etj.
Nderkohe, perfaqesuesi i serbeve te Mushtishtit, Randzel Mitic e ka dorezuar listen e 16 familjeve serbe qe duan kthimin ne fshat tek kryetari i komunes, Sali
Asllanaj.
Serbet ankohen se "nuk po zbatohet marreveshja per kthimin e komunitetit te tyre ne Kosove"./albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014,
ora 12:04