"Shqiptarët i'a mjelin c*cat Evropës", Mozzik shpërthen ndaj revistës zviceriane

Revista zviceriane "Weltëoche" ditën e djeshm bëri një sulm të drejtpërdrejtë kundër shqiptarëve ku si shembull merrte dy reperat Loredana dhe Mozzik të cilët prej disa kohësh janë bashkë.

Në artikullin e kësaj reviste Loredana shfaqet si një kukull e cila transmeton gjithë paragjykimet, klishetë dhe stereotipat që qarkullojnë kundër shqiptarëve në shoqërinë zvicerane.

Ndërsa për bashkëshortin e Loredanës, Mozzik, kjo revistë shkruante se kur jetonte në Kosovë e shihte vetëm në ëndrra jetë që po bën tani.

Pas këtyre shkrimeve, Mozzik ka reaguar në profilin e tij në Instagram.

Ai ka publikuar një foto ku tregon se hiti më i ri me Loredanën, "Romeo & Juliet" ka kapur vendin e dytë si më i shituri në të gjithë Gjermaninë dhe krahas postimit shkruan:

"Maspari, krenar qe jom Shqiptar. Pastaj edhe n'shtetin Gjerman nuk po mungon perkrahja. Së bashku me gruan Loredana kapëm vendin e dyte ne gjithe Gjermanine per shitjen e kenges " Romeo&Juliet ".
Faleminderit të gjithëve.
Pafsha gjithmonë shqiptarë tu i'a mjel c*cat Evropës."- janë fjalët e reperit në postim. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2019, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori