“Plas” mes kunetërve në Krujë, përfundojnë të plagosur te Trauma

Një konflikt ka përfunduar keq për dy kunetër në Krujë të cilët kanë mbetur të plagosur me thikë.

Përkatësisht, shtetasit E.Gj.,rreth 30 vjeç, dhe S.T., rreth 22 vjeç, kunetër, ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2020, rreth orës 11:45, pas një konflikti të çastit kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës,(thikë) shtetasit E.Gj.,rreth 30 vjeç, dhe S.T., rreth 22 vjeç, (kunetër) , të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe shkakun e ngjarjes.


Shtuar 21.05.2020 10:40