Shqiptarët e strehuan gjatë luftës, i riu nga Kosova kthehet dhe shpëton jetë nga rrënojat

Shqipëria gjendet para një situate dramatike ku tërmetet kanë marrë 57 jetë njerëzish dhe ka lënduar mbi 650 të tjerë.

Dëmet materiale janë të pallogaritshme por një shpresë e madhe vjen nga solidarizimi i shqiptarëve në të gjithë botën që kanë mbledhur një shumë të madhe monetare e cila pritet të vihet në dispozicion të të prekurve.

Prej dy ditësh në vendngjarje ndodhet polici i ri Hasan Mulaj nga Kosova i cili është kthyer në Shqipëri për t'i "kthyer borxhin" pasi në vitin 1999 ishte refugjat në Kukës, aty ku kërkoi ndihmë dhe u strehua, pasi Kosova ishte në luftë.

Por 20 vjet më pas, ai është rikthyer në Shqipëri, kësaj radhe si polic për të shërbyer në Thumanë.

“I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet më pas ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”, u shpreh Mulaj nga Skenderaj. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2019, ora 18:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori