Milani përmbys Lazion dhe merr sërish kreun e Serie A (VIDEO)

Dorëzohet në fund Lazio pas një morie sulmesh dhe rastesh nga Milani që fiton me shumë vështirësi në Romë duke kthyer në favor disavantazhin e Immobiles që në minutat e para.

Olivier Giroud dhe më pas në kohën shtesë Sandro Tonali dhurojnë një provë muskujsh për kuqezinjtë që e dominuan Lazion në çdo aspekt, pët t’u larguar me një 3 pikësh shumë të çmuar nga Roma dhe rikthehen në krye të klasifikimit me 2 pikë më shumë se Interi e në pritje të ndeshjes që zikaltërit kanë në mesjavë kundër Bolognas, sfida e prapambetur që po mban peng prej muajsh Serie A.

Në këtë mënyrë, javët e fundit të Serie A pritet të jenë spektakolare dhe të paparashikueshme, ndryshe nga çfarë ka ndodhur gjatë dekadës së fundit të dominimit juventin.


Shtuar 24.04.2022 22:53