30 ushtarë të
rinj u bënë pjesë e një prej njësive elitë të
Forcave të
Armatosura të Shqipërisë.
Pjesëtarët më të
rinj të batalionit
Komando, u betuan pas përfundimi të kursit 3-mujor, gjatë së cilit treguan aftësitë e nevojshme fizike dhe psikologjike për të shërbyer në detyra dhe operacione të vështira.
Pjesëtarët më të
rinj të
forcave komando, të mbështetur nga efektivët më me përvojë të
këtij batalioni, demonstruan disa veprime luftimi me armatim dhe trup me trup.
Kursin e XIII
Komando e nisën 41 ushtarë nga reparte të ndryshme të FA, por arritën ta përfundojnë vetëm 30 prej tyre.
Pjesë të programit të
këtij kursi janë vrapimi 27 km me pajime, mbijetesa, alpinizmi në terrene tepër të thepisura shkëmbore, njohuri armatimi dhe qitje me ngarkesë.
Në përfundim, 30 ushtarët e
rinj u pajisën me stemën e re të komandove dhe vendosën beretën blu, simbol i
këtij batalioni elitar të
Forcave të
Armatosura shqiptare.
Shtuar më 18/05/2018,
ora 09:30