Teksa në vendin tonë vijon të rritet numri i të prekurve nga pandemia, lajmi i mirë është se Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, përmes USAID-it, kanë miratuar
fonde shtesë për Shqipërinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA në Tiranë ku njofton se këto
fonde do të vazhdojnë ndihmën në pajisjen e laboratorëve, rritjen e mundësive të zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të rreziqeve e më shumë.
Sipas asaj që shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë, gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e
Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale.
Shtuar më 17/04/2020,
ora 18:59