Shqipëria është lëkundur ditën e sotme nga një tjetër
lëkundje sizmike.
Epiqendra e tërmetit ka qënë në Lalz të Durrësit, ndërsa lëkundja është ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë, si Krujë, Tiranë, Kavaja, apo Rrogozhinë.
Sicc bën të ditur shërbimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit
tërmeti ka rënë në orën 10:39 minuta me intensitet prej 3.1 ballësh, i shkallës Rihter.
Por pas atij të paradites, janë ndjerë
lëkundje të tjera në qendrën e vendit.
Sipas të dhënave nga IGJEUM por edhe qendra europiane
tërmeti ka rënë në orën 17:09 me epiqendër 9.6 kilometër në jugperëndim të Tiranës ose në rrugën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Mumajes.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 3 dhe me thellësi 29 kilometër. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018,
ora 17:50