Shpërthim masiv në një bllok apartamentesh në Londër, 60 zjarrfikës në vendngjarje (FOTO & VIDEO)
Të
paktën 60
zjarrfikës po luftojnë me flakët, pas një
shpërthimi të ndodhur këtë të hënë, në një
bllok apartamentesh në
Londër.
Ngjarja ndodhi në Hornchurch, në lindje të kryeqytetit britanik. Për pasojë, të gjitha rrugët pranë zonës u mbyllën, ndërsa mbetjet mësohet se u shpërndanë në të gjithë hapësirën përreth.
Nuk dihet ende shkaku i këtij
shpërthimi, megjithatë, policia ka nisur hetimet, shkruan Mail Online.
Sipas raportimeve në rrjetet sociale, të
paktën dy persona kanë mbetur të lënduar. /albeu.com/
Shpërthim masiv në një bllok apartamentesh ën Londër, 60 zjarrfikës në luftë me flakët
Shtuar më 23/01/2017,
ora 21:04