3 klube nga Premier League në garë për Depay

Siç raportohet nga “Fichajes”, klubet e Premier Ligës angleze si Arsenali, Tottenhami dhe Evertoni kanë shprehur interesim për të nënshkruar me sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay.

Me afrimin e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, Depay spekulohet se është i interesuar të largohet nga Barça për të gjetur një minutazhë më të mirë të lojës.

Në anën tjetër, trajneri i Barcelonës, Xavi, si duket nuk e ka më në planet e veta yllin holandez, dhe mund të aprovojë largimin e tij nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni.

Në këtë sezon, në 30 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën, Memphis Depay ka arritur të regjistrojë 10 gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.


Shtuar 7.04.2022 18:45