"Shpirti plot", Jonida Vokshi publikon foton e parë me të bijën (FOTO LAJM)

Me datë 18 Qershor, Jonida dhe Besniku u bënë prindër për herë të parë. Jonida solli në jetë vogëlushen Emi, emrin e bukur të së cilës e kishin menduar që gjatë shtatzënisë.

Që nga ai moment dyshja nuk ndahen nga vajza e tyre dhe publikojnë vazhdimisht foto të ëmbla në rrjete sociale, siç ka bërë Jonida së fundmi. Ajo ka publikuar një foto duke mbajtur në krahë Emin, portretin e së cilës nuk e kanë zbuluar ende.

"Shpirti plot", ka shkruar aktorja krahas fotos. Ajo dhe Besniku kanë treguar më parë se vogëlushja iu ka ndryshuar jetën dhe me të kanë njohur një dimension tjetër dashurie.

Shtuar më 09/07/2020, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori