Shpikje shqiptarësh! Si ti shpëtosh radarit të policisë (FOTO LAJM)

Së fundmi është hapur një grup në rrjetin "viber" me mbi 5000 anëtarë dhe kode të veçanta për t’i shpëtuar radarit të policisë.

Ky grup mban titullin “Radari”dhe është formuar në Kosovë. Përmes këtij grupi anëtarët njoftojnë për vendet në të cilat ka radarë duke iu mundësuar të tjerëve t’i shpëtojnë këtij vëzhgimi.

Grupi në të cilin ata tregojnë se ku ka radarë në çdo orë të ditës numëron mbi 5 mijë anëtarë nga e gjithë Kosova. Por, gjithë anëtarët e këtij grupi duhet të zbatojnë një rregull strikt, që të mund të vazhdojnë të jenë pjesë e “Radarit”.

Atyre u ndalohet që të bëjnë foto dhe biseda jashtë radarit.
Shtuar më 14/06/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori