Shpëtoi nxënësit nga plumbat, kjo është heroina e masakrës së Floridës (FOTO LAJM)
Veprimet prej një heroine të një mësuesje në
shkollën e
mesme të Floridës janë përshëndetur nga të gjithë, pasi ajo
ndihmoi në shpëtimin e jetës së
nxënësve të saj.
Shanthi Visëanathan, e kuptoi se diçka ishte e gabuar kur një alarm i dytë zjarri ra në
shkollën e
mesme "Marjory Stoneman Douglas"ne Florida.
Në vend që t'i linte nxënësit e saj të largoheshin nga klasa
mësuesja i urdhëroi të shtriheshin në dysheme dhe të vendosnin cantat në dritare, kështu që askush nuk mund të shihte, përcjell albeu.com
Mësuesja pohoi se mendimi i saj i shpejtë
ndihmoi të shpëtojë jetën e
nxënësve të saj.
Mësuesja rrëfeu se mbylli deren dhe se dikur erdhi ta hapte me forcë por nuk mundi dhe u largua, ajo ishte e pasigurtë që mund të ketë qenë një mashtrim nga ana e personit të armatosur për të fituar qasje në dhomë.
Video dhe imazhe tronditëse u postuan në internet nga studentët kur Nikolas Cruz vrau 17 njerëz. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2018,
ora 11:58