Shpërthimi në Belgjikë, gjenden të vdekur në rrënoja (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një shpërthim ka ndodhur në qendër të Anversës në veri të Belgjikës duke shembur një kompleks pallatesh dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosur 15 të tjerë, përcjell albeu.com

"Forcat e shpëtimit gjetën sot në mëngjes trupat e dy personave të zhdukur", njoftoi policia lokale.

Hipoteza e një shpërthimi për shkak të gazit nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.

Megjithatë policia kishte përjashtuar që dje në mbrëmje pistën terroriste. /albeu.com/



Shtuar më 16/01/2018, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori