Shpërthim i madh në tubacionet e gazit, katër persona të zhdukur (FOTO LAJM)

Një tubacion gazi shpërtheu në portin e Teksasit, pasi u godit nga një anije.

Katër persona që punonin në anije nuk janë gjetur ende kurse gjashtë të tjerë janë plagosur.

Rojet Bregdetare amerikane thanë se katër personat e zhdukur janë anëtarë të ekuipazhit në anijen e zhytjes që shpërtheu në flakë. .

Shpërthimi ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit me orën lokale, në Portin e Korpusit "Christi".

Shefi i departamentit të zjarrit të Corpus Christi, Robert Rocha tha që pas mbërritjes, zjarrfikësit u përballën me pamje të rënda të zjarrit dhe e patën të vështirë të vinin flakët nën kontroll.

Deri në orët e vona të së premtes, zjarri në objektin që përdorej për furnizimin me energji elektrike nuk është shuar ende.

Nga gjashtë personat e plagosur që janë transportuar në spitalin e zonës, njëri është në gjendje të rëndë, prej djegieve. Departamenti i Zjarrit transportoi katër persona në spital, ndërsa Garda Bregdetare e SHBA transportoi dy të tjerë.
Shtuar më 21/08/2020, ora 22:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori