Shpërthen në flakë "Porsche-i" në Durrës, shoferi hidhet në rrugë (FOTO LAJM)

Një makinë tip ‘Porsche Cayene’ ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, pranë "Shkëmbit të Kavajës".

‘Porsche-i" ishte në ecje e sipër kur është përshirë nga flakët në pjesën e përparme.

Sapo ka konstatuar flakët e zjarrit, shoferi ka zbaritur menjëherë dhe fatmirësisht nuk është lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2019, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori