Shpërthejnë bombolat e gazit në byrektore, dy të lënduar në Mitrovicë (FOTO LAJM)

Sot rreth orës 13:00 ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në njërën prej byrektoreve në qendër të Mitrovicës, nga i cili është djegur i gjithë lokali, raporton Veriu.info

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, i cili ka treguar se nga ky shpërthim kanë mbetur të lënduar dy punëtorë të byrektores.

"Zjarri në lokal është shkaktuar nga shpërthimi i dy bombolave të gazit, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy punëtorë të byrektores", ka thënë zëdhënësi i policisë në Mitrovicë. /albeu.com/

Shtuar më 21/07/2015, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori