Shpat Kasapi i surprizon të gjithë, vesh fustanin e Marilyn Monroe (FOTO LAJM)

Shpat Kasapi i ka surprizuar të gjithë javë pas jave në YFSF. Jo vetëm për zërin që ia ka përshtatur çdo timbri që i ka rënë në short, por edhe në interpretim, aq sa shpesh është unifikuar me personazhin që ka interpretuar pa dallimin më të vogël.

Por sonte Shpati i ka kaluar të gjitha pritshmëritë e publikut duke interpretuar këngëtaren Marilyn Monroe.

Veshur me fustanin e saj karakteristik, por edhe me lëvizjet që, kush më mirë se Olta Gixhari mund t’ia kishte mësuar, Shpati zbriti në skenën e Tv Klan duke bërë më të mirën nga vetja, shkruan Class, dhe ia arriti.

Por nuk harroi të përmendë dhe të përshëndetë në fund aktoren e njohur, Oltën, të cilën të gjithë e njohin si Marilyn shqiptare: “Meqë të gjithë Oltën e quajnë Marilyn, atëherë unë s’mund të rri pa i dhuruar një puthje” – tha ai duke shkruar pranë Oltës dhe duke e puthur.
Shtuar më 09/05/2017, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori