Shoqëron pasanikët në Dubai? Arta Nitaj: Kam shumë momente për të shijuar (FOTO LAJM)

Aktorja dhe prezantuesja Arta Nitaj prej disa kohësh po qëndron në Dubai, nga ku ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me fotot e postuara. Mirëpo menjëherë kanë nisur edhe aludimet dhe portalet kosovare së fundmi shkruanin se Artashoqëron pasanikët në Dubai”.

Akuzat nisën pas një fotoje të Artës që u publikua në Instagramin e një agjensie, ku i bëhej reklamë një klubi luksoz.

Arta ka reaguar me një postim në Instagram ku hedh poshtë thashethemet dhe shprehet se këto lajme janë të sponsorizuara nga njerëz që e kanë inat. Arta sqaron se foto është thjesht një promovim i eventit që mbahet aty çdo të diel.

"Per ata qe dine t'i lidhin dy fjale anglisht e qe kane dal ndonjehere ne jete e di qe nuk eshte problem te kuptosh qe fotoja ku kam dal eshte bere ne nje klub para 1 muaji e gjys, nuk po shoh poshte fotos asnje shkrim qe deshmon qe une punoj aty apo dicka e tille. Sa i perket portaleve lajmi pa asnje dyshim eshte i sponsorizuar prej njerezve me inate personale, faleminderit portaleve te tjera te respektuara ne vendin tim qe nuk shkruajne tituj qe t'i çojne peshe popullin e mjere te fundosur. Portalet ne fjale kane me u padit keq ndersa njerezit qe kane inate personale per 10 minuta ja prish rehatin per krejt jeten. Mirepo une nuk kam etje me i pa njerezit keq se kam shume momente te lumtura ne jete me i shiju, s'mund te kenaqem me fatkeqesine e dikujt. Paqe dashuri", shkruan Arta.

Shtuar më 26/02/2020, ora 13:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori