Shoqe si Rozana, shtrihet në mes të rrugës për vetëm t’i bërë foto Fiorit (VIDEO)
Të gjithë ne, sidomos vajzat, vuajmë për një shoqe që të na bëjë foton perfekte.

Zakonisht është e vështirë për ta gjetur një të tillë, prandaj Fiori Dardhën në këto momente e kemi shumë zili.

Mikesha e saj, Rozana Radi bën 1001 përpjekie për të realizuar një foto të bukur dhe nuk lodhet fare për të arritur këtë qëllim.

Ajo shtrihet edhe në mes të rrugës pa asnjë problem dhe në fund është Fiori ajo e cila i thotë të ndalojë.

“KAMERA E FSHEHTË. “Sakrificat” e Rozit për të më realizuar një foto të mirë! Ma “nxiu” jetën”! Kujton se jam modele…”, ka shkruar Fiori krahas videos së publikuar në Instagram-in e saj.

Moderatoret njihen për marrëdhënien e ngushtë me njëra-tjetrën dhe pas kësaj videoje kuptuam edhe një herë se janë dyshja perfekte
Shtuar më 23/10/2019, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori