SHOKUESE/ Gjatë xhirimeve, Ronela Hajatit i digjet fytyra
Ronela Hajati është një ndër këngëtaret me më shumë stil në Shqipëri.

Por tersi gjatë xhirimeve e ka ndjekur gjithmonë. Niko Komani i cili i ftuar në rubrikën "Scroll Down me Iconstyle.al" tregoi se gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës “Marre", këngëtares iu dogj gjysma e mjekrës.

"Shokuese ka qënë për mua, një incident gjatë klipit ‘Marre’.Te pjesa e makinës me balerinin Jurgen Bala, presioni i ujit i ka djegur Ronelës gjysmën e mjekrës. Dhe i nisi gjaku kudo", tregoi Niko teksa kujtoi edhe disa incidente të tjera.

"Tek ‘Syni jem’ i kanë ndodhur disa gjëra teknike femrash. Ka qenë e veshur me të bardha.

Ndërsa te një tjetër e ka kapur policia dhe mori një gjobë të madhe.

Pra kur xhirojmë është gjithmonë: ‘Si ti nxihet Ronelës jeta gjatë xhirimeve?", tha Niko. /albeu.com/

Shtuar më 29/09/2018, ora 15:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori