Shokohet peshkatari, kap peshkun "dragua" me katër brirë (FOTO LAJM)

Një peshk me brirë u kap në rajonin Omsk të Siberisë.

Peshkatari Alexey, 25 vjeç, zuri dy peshq nga lumi vjeshtën e kaluar, por kapja e tij e çuditshme është zbuluar vetëm tani.

Ai u habit pasi kapi peshkun me peshë 12 kilogramë i cili kishte dy brirë, dhe i dyti ishte 7 kilogramë dhe kishte katër brirë.

Të dy peshqit menjëherë u quajtën dragonj nga 25-vjecari, përcjell albeu.com

Alexey i hëngri peshqit pavarisht se ata janë potencialisht helmues por fatmirësisht nuk pati asnjë efkt anësor.

Alexey mbajti dhe thau kokat e tyre duke i ruajtur ato në garazhin e tij.

"Isha i impresionuar me kapjen", tha Alexey. "Ata kishin brirë të përkulur drejt bishtit të tyre; peshku i vogël kishte katër brirë.

Vendasit kërkuan të shpjegonin se si ishte e mundur të ndodhte kjo gjë duke pyetur nëse ndotja ishte shkaku. /albeu.com/

Shtuar më 31/01/2018, ora 13:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori