Shokohet Franca, dhunohet dhe vritet 9-vjeçarja (FOTO LAJM)

Opinioni publik në Calias të Francës është shokuar nga një ngjarje e rëndë e shënuar në këtë qytet, i cili ndodhet në veri të Francës.

Mediat franceze kanë raportuar se një burrë i nacionalitetit polak ka dhunuar seksualisht vajzën e mitur dhe më pas e ka vrarë atë.

Vajza ka qenë në shoqërinë e nënës, e cila po e dërgonte atë në një park lojrash.

Gjatë kësaj kohe, një burrë ia ka marrë vajzën nga dora dhe e ka futur në makinë, shkruan “Le Parisien”.

Kryeministri francez Manuel Valls kërkoi që të hidhej menjëherë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. /albeu.com/


Shtuar më 16/04/2015, ora 22:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori