New York-u do të shndërrojë parqet publike në varre masive?

Autoritetet në New York kanë nisur të mendojnë skenare të frikshëm në rast se përhapja e koronavirusit vijon të shkaktojë numra të papërballueshëm viktimash.

Nëse kapaciteti i morgut nuk i përballon më numrin e viktimave, këta të fundit do të varrosen përkohësisht në një nga parqet publike të qytetit!

Kryetari i komitetit shëndetësor u shpreh se po studiojnë mundësinë e krijimit të një varreze masive të përkohshme në një nga parqet publike, duke marrë parasysh që shpejt, spitalet dhe morgjet nuk do ta përballojnë më numrin e njerëzve të vdekur.

Ai u shpreh se po shqyrtohen parqet, por nëse diçka e tillë do të konfirmohet, me kusht që parku i zgjedhur të jetë shumë i madh dhe larg syve të njerëzve.

“Nëse do të na duhet, do të bëjmë varre të përkohshme për të kaluar këtë krizë dhe më vonë do të kontaktojnë me çdo familje që të bëhet organizimi i duhur. Po shqyrtojmë për çdo mundësi, por ende nuk është marrë një vendim. Ka akoma kapacitet që mund ta përballojë gjendjen.”

Ditët e fundit në Neë York është trefishuar numri i viktimave prej koronavirusit dhe përveçse janë me qindra njerëz që vdesin nëpër spitale, po rritet numri i atyre që ndërrojnë jetë në shtëpia. Nëse dikur numri ishte 20-25 çdo ditë, tani mesatarja ka shkuar në 200 njerëz.


Shtuar 7.04.2020 12:57